“Kosova është Shqipëri”, tifozët e AEK-ut i kundërpërgjigjen rivalëve të Olympiacosit

Skuadra greke, AEK, ka luajtur mbrëmë kundër Aajaxit në kuadër të fazës së grupeve të Europa League.

E veçanta në këtë ndeshje ishte pankarta “Kosova është Shqipëri”, që tifozët grekë e shpalosën në stadium.

Kjo pankartë nga tifozët e AEK-ut ishte kundërpërgjigje ndaj tifozëve të rivalit të tyre më madh, Olympiacosit, të cilët në ndeshjen kundër Arisit shpalosën një pankartë ku thuhej “Kosova është Serbi”.

Ndeshja në mes AEK-ut dhe Ajaxit përfundoi baras, 1-1.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share