“Situata e brishtë, synohet nxitja e luftës”
Lajmet e rreme të influencuara nga Rusia dhe Kina po ndikojnë në jetën e qytetarëve, ndërsa synojnë të nxisin një luftë brenda Kosovës.
Në raportin e dezinformimit të prezantuar nga BIRN e financuar nga Bashkimi Evropian, thuhet se narrativat ruse synojnë që të ndikojnë negativisht në raportet multietnike në Kosovë.
Kreshnik Gashi, duke u bazuar në raport-situatën në Kosovë e ka cilësuar të brishtë dhe sipas tij nuk ka kapacitete të luftojë lajmet e rremeve të influencuara nga Rusia dhe Kina.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë tha se rreziku i dezinformatave është bërë më i qartë pas luftës në Ukrainë e sipas tij, raporti tregon se ka pasur një ndikim, i cili prek integrimin e Kosovës në BE.
“Raporti tregon se Kosova është e prekur nga ndikimi i jashtëm dhe nga propaganda kundër integrimit që gjerësisht synojnë të pengojnë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO. Një tjetër gjetje e rëndësishme e raportit është se mediat kanë shpërndarë dezinformata lidhur me shpërthimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë. Këto ngjarje janë të rrezikshme dhe mund të nxisin tensionet.”
Pas agresionit rus në Ukrainë, Komisioni i Pavarur për Media kishte marrë vendim për ndalimin dhe ritransmetimin e dy kanaleve ruse në Kosovë.
Tv Klan