KOSOVA DHE ZGJEDHJET NË RMV
Të dëmshëm dhe të pamenduar mirë po e konsiderojnë analistët në Kosovë vendimin e kryeministrit Albin Kurti që së paku nëpërmjet tre anëtarëve të saj të hyjë në garë për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut.
Analisti politik Rrahman Pacarizi vlerëson se ky vendim do ti mobilizoj edhe më shumë politikën Maqedonase atje kur dihet edhe ndikimin që ka Serbia dhe Rusia në këtë vend.
”Ndikon për të homogjenizuar partinë e ekstremit të djathtë në Maqedoninë e Veriut VMRO-në e cila do të jetë problematike me numrat që parashihet të fitoj. Të gjitha këto duke pas parasysh ndikimin e madh që ka serbia në këtë vend dhe një një mënyrë edhe Rusia e bëjën situatën të komplikuar, pjesëmarrjen evetëvendosjen të pamenduar mirë dhe të dëmshme” – tha Rrahman Pacarizi, analist.
Analisti tjetër Bekim Kabashi konsideron se ky vendin do të ndikim negativ edhe në rapiortet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut po vlerësohet se do të ketë ndikim negativ në përcarje të faktorit shqiptar atje, e që pastaj do të ketë pasoja edhe në avancimin e të drejtave të tyre në këtë shtet.
”Secila përzierje nga Kosova e posaqërisht nga Vetëvendosje, e përcan faktorin shqiptar i cili nuk mund të shkojë i bashkuar apo të arrij marrëveshje, apo koalicion formal dhe” – tha Pacarizi.
Ndonëse nuk besojnë në dështimin e Vetëvendosjes në Maqedoni sikurse në Shqipëri sipas tyre do të ketë inate dhe hatërmbetje edhe pas zgjedhjeve.
Këshilltari i kryeministrit Bekim Qoku ka njoftuar një ditë më parë se ai dhe dy gra nga Vetëvendosje do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit në RMV me koalicionin e partive opozitare VLEN. /tvklan.mk/