Monitorim i rreptë dhe kërcënim me bllokim të integrimit dhe fondeve
Ministrat e jashtëm evropianë u informuan ne Bruksel nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell për bisedimet maratonë të zhvilluara në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell shprehu besimin se Serbia dhe Kosova kanë kuptuar detyrimet ndaj procesit të integrimit.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka informuar ministrat e jashtëm evropianë për bisedimet maratonë të zhvilluara në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell shprehu besimin se Serbia dhe Kosova kanë kuptuar detyrimet ndaj procesit të integrimit
“Patëm diskutime të gjata dhe në fund edhe marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve për aplikimin e Kosovës. Tani ne do të monitorojmë për së afërmi zbatimin e 11 pikave te marreveshjes. Të dyja palët janë shprehur se do ti monitorojme sesi do ta zbatojë këtë plan”, deklaroi Josep Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane
Sipas asaj qe Borrell u ka thene ministrave te jashtem mosrespektimi i detyrimeve të paleve nga ky aneks do të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit si dhe bllokimin e ndihmës financiare që ata marrin nga BE-ja. Mbështetje për planin e zbatimit ka dhënë ministry I jashtem grek Niko Dendias dhe ai austriak Shallenberg. Brenda 30 ditëve Kosova dhe Serbia do të ngrejnë një Komitet i Përbashkët Monitorues, te kryesuar nga BE-ja për zbatimin e aneksit të marrëveshjes bazë. Ky mekanizëm do të përfshijë raportime më të rregullta për shtetet anëtare mbi ecurinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje krahasuar me marrëveshjet e mëparshme.
Klan News