Kosova blen raketa nga SHBA

Presidenti i Serbisë ankohet tek ambasadori amerikan Hill

SHBA-ja ka pranuar kërkesën e qeverisë së Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Pritet që Departamenti i Shtetit ta dërgojë kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin në Kongresin Amerikan, i cili do ta fillojë procedurën zyrtare. Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë Dollarë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit serb Vuçiç që pas takimit me ambasadorin amerikan Chris Hill  tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë.

Pavarësisht zhgënjimit Vuçiç i premtoi ambasadorit Hill se së bashku me SHBA-në Serbia do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane. Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan theksoi Vuçiç.

Raketat Javelin prodhohen që nga viti 1994 dhe çdo herë është përmirësuar. Ushtria amerikane e përdori për herë të parë këtë raketë në Irak dhe Afganistan më 2003.

Ukraina i ka përdorur gjerësisht raketat Javelin për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.

Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi lëshohet drejt objektivit. Ushtria amerikane ka prodhuar deri tani afro 38 mijë raketa Javelin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share