Kosana Mazneva është drejtoresha e re e Higjienës Komunale

Kosana Mazneva sot është emëruar drejtoreshë e re e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale – Shkup.

Mazneva ka më shumë se 15 vjet përvojë, nga të cilat si udhëheqëse e departamentit të natyrës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, inxhinier përgjegjës dhe këshilltar për mjedisin jetësor në SHA Elektranat e Maqedonisë dhe ish deputete në dy mandate nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, raporton Klan Maqedoni.

Mazneva u emërua në vend të Zudi Koka Enuzi i cili u shkarkua nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska pas përfshirjes në incident te sheshi Skënderbeu të vëllait të tij. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share