Analistja politike Nikica Korubin thotë se djegia e flamujve është një akt që duhet dënuar dhe sanksionuarr por gjithashtu duhet të trajothet si një veprim i individëve.
Sipas Korubinit, ka një prirje të rrezikshme që po krijohet një klië anti-shqiptare, e cila duhet të parandalohet nga të gjithë aktorët publikë, përfshirë analistët, mediat dhe zyrtarët e lartë.
“Sipas mendimit tim, retorika që është përdorur në periudhën e kaluar ose në muajt apo vitet e fundit, për fat të keq çon në konflikte të mundshme etnike dhe siç e dënojmë këtë akt të djegies së flamurit maqedonas, në të njëjtën mënyrë duhet të dënojmë aktin siq e quaj, të ksenofobisë nacionaliste antishqiptare që janë një imazh shumë i zakonshëm, le të themi në stadiumet tona, nga grupet e tifozëve dhe reagimi i publikut duhet të jetë i njëjtë, sepse janë ndjenjat janë të kërcënuara, praktikisht krijohet një situatë antagonizuese ksenofobike e cila mund të veprojë mbi individë të ndryshëm dhe të shpërthejë në këtë mënyrë”, thotë Korubin.
Ajo shtoi se djegia e flamurit shqiptar gjithashtu është një akt që duhet dënuar dhe sanksionuar, por gjithashtu duhet të trajtohet si një veprim i individëve.
Ndërsa për festimet e ditës së flamurit, analisti politik Sefer Selimi e vlerësoi këtë si një formë proteste më shumë se sa një festë. Ai theksoi se incidentet që ndodhën gjatë festimeve janë të turpshme, por jo të papritura, duke pasur parasysh tensionet që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Mua më tepër mu duk si formë proteste jo si formë feste kremtimi i djeshëm. Shqiptarët në vitet e 80 90 festën e flamurit e kanë fesutar më shumë se sa veç si festë. Ndërkaq incidentet e ndodhura janë të turpshme por jo edhe të papritura, duke marur parasysh që relacionet ndëretnike, sidmos mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë duke shkuar kah tensionet. Janë të pritshme që grupet të caktuar të cilat kanë interes për të nxitur këto lloj tensionesh”, tha Selimi.
Selimi sugjeroi që festimet duhet të ishin më të organizuara dhe të kontrolluara, për të parandaluar ndodhitë e pakëndshme dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë. /tvklan.mk