Korruptuan me 500 euro punonjësen e Urbanizmit në komunë, kallëzime penale për dy shkupjanë

Nuk u ka shkuar siç duhet plani dy shkupjanëve, që kanë dashur përmes ryshfetit të pengojnë kryerjen e detyrave të punës së një të punësuare në Urbanizëm, informon Klan Macedonia.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Kavadarit, ndërsa dy shkupjanët kanë “fituar” kallëzime penale nga ana e policisë.

“Policia e Kavadarit sot (29.03.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër B.S (34) dhe J.S (60), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të paraparë “dhënie e mitos” e dënueshme sipas nenit 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Të dy personat veprën penale e kanë kryer më datë 29.12.2022 rreth orës 09:30 në Komunën e Kavadarit, ku i kanë dhënë ryshfet një punonjëseje të Njësisë së Urbanizmit në shumën prej 500 euro në prerje nga 100 euro për të mos kryer një veprim zyrtar që ajo është dashur ta kryejë – mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share