Pas akuzave të BDI-së dhe pasi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dorëzoi dokumente për skenë “korruptive” në të cilën është përfshirë zv. kryeministri Izet Mexhiti, ka reaguar koalicioni VLEN.
Nga koalicioni VLEN përsërisin qëndrimin se procedura që është përdorur nga Mexhiti, është përdorur edhe nga paraardhësit e tij, si Sadulla Duraku, Bashkim Ameti e Kaja Shukova.
VLEN
“Jo vetëm që gënjyen por doli se për atë, sot e akuzojnë padrejtësisht Izet Mexhitin, pikërisht kuadrot e tyre, ministri Bashkim Ameti, e më pas edhe Sadulla Duraku e kanë kryer procedurën e rregullt që në vitin 2017-të. Nga BDI-ja buron urejtje politike ndaj të gjithëve që mendojnë ndryshe nga ata.”
VLEN akuzon BDI-në se po shpik lajme të reme dhe se për 20 vite ishin pikërisht funksionarët e kësaj partie që përdornin çdo mjet për të mashtruar dhe shkelur shqiptarët.
VLEN
“20 vite, 20 mijë gënjeshtra, ja disa nga mashtrimet me të cilat BDI-ja i gënjeu shqiptarët. Gënjeu për Kosovën se nuk ka pasur urim për pavarësinë, ndërsa u demantuan sa hap e mbyll sytë. Gënjyen për Monstrën, Sopotin dhe për rastin “Alfa”. Gënjyen se fëmijët në Çashkë do të mësojnë në gjuhën shqipe. Gënjyen për drejtësi, premtuan gjykatë të lartë për barazi që kur nuk u bë.”
Ndryshe, për temën e “korrupsionit” sot veç LSDM-së ka folur edhe vet zv.kryeministri Izet Mexhiti i cili mohoi të ketë lidhje me akuzat e opozitarëve dhe tha se si ministri e kanë ankimuar vendimin e Inspektoratit që ka konstatuar shkelje. Mexhiti mohoi edhe akuzat e BDI-së kinse atij i janë marrë kompetencat. /tvklan.mk