Pavarsishtë se projekti I Koridorit 8 dhe 10 po vazhdohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik BDI shpreh knaqësin për konfirmimin e vizionit dhe politikave afatgjate të partisë së tyre për përparimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore.
“Nuk mund të mos vëmë në dukje se ata që deri dje e kundërshtonin ashpër këtë projekt dhe kërcënonin me anulimin e tij, sot e quajnë atë një projekt historik. Ky ndryshim qëndrimi tregon vlerën e pamohueshme që Korridori 8 përfaqëson për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe për përmirësimin e lidhjeve të saj me rajonin dhe Evropën.
Politikat e BDI-së kanë qenë gjithmonë në interes të qytetarëve, dhe rezultatet e përditshme i bindin ata se akuzat dhe sulmet e drejtuara ndaj nesh nuk ishin asgjë tjetër përveçse përpjekje për të arritur pushtetin pa mbështetje të vërtetë” – tha Rustemi.
Përkundër kritikave, ne kërkojmë që ky projekt i rëndësishëm të realizohet me sukses thotë Ejup Rrustemi duke mos shkurtuar fondet për realizimin e të njejtit.
“Gjithashtu, apelojmë për ndërtimin e tunelit në aksin rrugor Gostivari -Bukojqan, duke e vlerësuar këtë si zgjidhjen më të përshtatshme për ndërtimin e Korridorit 8. BDI kërkonë që fondet e përcaktuara për këtë projekt të përdoren sipas planifikimit, pa asnjë pengesë apo vonesë të panevojshme.” – tha Rustemi.
Sipas Rrustemit ky projekt mban vulën e BDI-së, mban vulën e angazhimit për të mirën e përbashkët dhe të ardhmen më të mirë të Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/