Pas vetëm katër muajsh të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, bëhet e qartë se gjithçka që u tha në kohwn kur ishin opozitë rreth koridorit 8 ishin vetwm fjalw dhe akuza boshe, kritika të zhveshura dhe dëshirë për të shpifur me çdo kusht pwr pushtetin e atëhershëm.
Nuk ishte projekt i panevojshëm dhe as kriminal, projekti për të ndërtuar 110 kilometra autostrada, disa prej tyre përgjatë zonave më të vështira malore, është një projekt që po zbatohet në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik SHBA-të”, tha sot ish ministri I Transortit Blagoj Bochvarski.
“Ne si parti politike, atëherë dhe sot, pretendojmë se modeli i ri i ndërtimit është më i shpejtë, më efikas dhe më shpejt jep rezultate në terren. Derisa Qeveria e LSDM-së i vendoste themelet e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Maqedonisë së pavarur, VMRO-DPMNE pa bazë sulmonte, kritikonte, fajësonte, bllokonte ligjet në Kuvend, të gjitha me qëllim të ngadalësimit të zhvillimit infrastrukturore të vendit” – tha Boçvarski.
Ky projekt do të vazhdojë të jetë motori i rritjes ekonomike dhe pwrmes tij do të bazohet rritja ekonomike ka deklaruar Bocvarski duke shtuar se në vitin 2023, si shtet, Maqedonia nwnshkroi marrëveshjen me BE-në për përfshirjen e Korridorit 8 në hartën e korridoreve kryesore evropiane.
“Prandaj, sot dhe në vitet në vijim, interesi ynë kryesor duhet të jetë përfundimi i ndërtimit të autostradës, korridoreve hekurudhore dhe energjetike” – tha ai.
LSDM-ja si parti politike e përgjegjshme, ashtu si nw kohwn kur udhwhiqte me qeverinë, por edhe tani kur është në opozitë, do të mbështesë fuqishëm ndërtimin e projekteve strategjike me rëndësi kombëtare, sepse vetëm kështu do ta zhvillojmë ekonominë duke rritur aktivitetin ekonomik. do t’i zhvillojmë rajonet malore, do ta zhvillojmë turizmin, do t’i zvogëlojmë aksidentet në komunikacion dhe do t’i zvogëlojmë turmat dhe bllokimet nëpër rrugë”, tha ish ministri I transportit nga rradhwt e LSDM-së. /tvklan.mk/