Korridori 8 dhe 10D: VMRO-DPMNE me akuza, LSDM-BDI me kundërakuza

BDI: VMRO-ja ME KONSPIRACIONE PËRHAP HISTERI NË OPINION

Qeveria duhet të sqarojë përse është obliguar për të paguar penalitete prej 53 milion euro për këtë muaj dhe gjithsejt 196 milion euro vetëm për shkak të ndryshimit të ligjit dhe vendosjes së 60 orëve ditë pune gjatë javës. Thirrja, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja duke akuzuar për keqpërdorime dhe dëmtimin e buxhetit dhe se Kryeministri Kovaçevski dhe Zv/Kryeministri Grubi do të përballen me përgjegjësi.

“Qeveria sot duhet të publikojë se kur dhe cilën ditë do t`i paguajë 53 milion euro penalitete shtesë ose harxhime, për shkak se nuk ka plotësuar kushtin, ndryshimin e ligjit për 60 orë ditë pune gjatë javës. Qeveria ta sqarojë atë që është shkruar në faqen 427 të marrëveshjes së nënshkruar më 8 mars, faqe që tashmë është bërë publike” – deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO.

Socilademokratët thonë se VMRO-DPMNE dhe Mickoski zhvillojnë fushatë kundër projektit strategjik për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D dhe kundër një kompanie amerikane me renome. Sipas tyre, sic percjell KlanM, projekti ka vlerë 1.3 miliardë euro kurse 600 milion euro do të përfundojnë tek kompanitë e vendit.

“Mickoski s`ka njohuri për ndërtimtarinë dhe është përfaqësuesi i fundit I borgjezisë së kuqe. Shohim se c`po ndodh në Shkup dhe në Komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE. E pamë se c`ndodhi me autostradën Kërçovë – Ohër, sinonim për krim dhe korrupsion. A duhet të lejojmë procese skandaloze të ndërtimeve që zgjasin 10 vite? Fushata e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së kundër këtij projekti është politikisht i motivuar dhe peng I “Levicës” pro-ruse” – thotë Mile Taleski nga LSDM.

VMRO-ja për çdo ditë, me çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve – reagon BDI-ja.

“VMRO-ja përhap histeri në opinion dhe e frikëson pa bazë popullin me konspiracione dhe skenarе të imagjinuara e të sajuara. As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua asgjë nga ajo që e potenconte dhe premtonte VMRO-ja. Askush dhe asgjë nuk mund t’i ndalë autostradat. Bllokada e koalicionit VMRO dhe Levica vetëm mund ta pengojë shtetin në përmbushjen e pjesës së obligimeve të tij” – thonë nga BDI.

Integristët, sic njofton KlanM, kanë numëruar, sic thuhet në komunikatë, gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së, duke përmendur me këtë rast se kjo parti do t`i kishte fituar zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 me 10 deputetë diferencë, ose se në 3 raste gjatë këtij mandati kishte 61 deputetë për të rrëzuar Qeverinë, si dhe kanë rikjujtuar pohimet e opozitës se emigrantët do ta “vërshojnë” Maqedoninë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share