Korridori 8 dhe 10D: Vazhdojnë përplasjet pozitë – opozitë

LSDM: MICKOSKI ME VETËDIJE PËRHAP GËNJESHTRA

Nisja e realizimit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradave në kuadër të Korridorit 8 dhe 10D kaloi pa aktivitete ndërtimore. Opozita akuzon se me marrëveshjen Qeveri-Behtel dhe Enka hapen mundësi për korrupsion. Këtë marrëveshje, sic njofton KlanM, për momentin do të kenë mundësi ta shohin vetëm Prokuroria dhe deputetët që kanë certifikatë sigurie.

Kreu I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka theksuar se gjithcka që është thënë në opinion nga VMRO-DPMNE-ja nuk është përgënjeshtruar nga Qeveria.

“Thamë për javën e punës se është kundërkushtetuese, nuk thanë asgjë, thamë për numrin e punëtorëve sërish nuk thanë asgjë. Folëm për eksproprijimin legalizimin e ndërtesave të jashtëligjshme, nuk u prononcuan, folëm për penalitetet nuk ka përgjigje. Pezullojnë legjislacionin maqedonas dhe pranojnë modelin anglo-sakson” – tha Hristijan Mickoski.

Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë kundër investimit më të madh në vend me vlerë 1.3 miliardë euro – sërish akuzojnë socialdemokratët, sic njofton KlanM, duke potencuar se ka një listë të gjatë gënjeshtrash të Mickoskit që me vetëdije përhapen për Korridorin 8 dhe 10D.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE me vetëdije gënjejnë se 70% e punëtorëve do të jenë të huaj. Gënjejnë se punëtorët e huaj do të punojnë pa leje pune, se do të rriten orët e punës gjatë javës, sikurse që gënjejnë se shteti do të paguajë penalizime nëse nuk ndryshohen ligje të caktuara” – thonë nga LSDM.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se projekti realizohet konform Ligjit për konstatimin e interesit publik për të nominuar partner strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D dhe se është miratuar në vitin 2021, dhe me këtë, sipas tyre, bien në ujë gënjeshtrat e Mickoskit.

Nëse ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridoreve kalojnë në Kuvend, sipas të gjitha gjasave, sërish do të kontestohen nga Gjykata Kushtetuese, por kompetentët shprehen të bindur se kësaj radhe gjykata do të vendos ndryshe.

Nëse nuk kalojnë ndryshimet ligjore, sipas Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi, ndërtimi do të zgjatet së paku për gjashtë muaj më shumë se nga 5 vitet e parashikuara. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share