Korridori 8 dhe 10D: Debate për flamurin Evropian!

KOVAÇEVSKI: QYTETARËVE U DUHEN KORRIDORE – E JO PËRPLASJE POLITIKE

Përdorimi i flamurit evropian duhet të bëhet me konsultim paraprak midis të gjitha partive politike – ka deklaruar Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, njofton KlanM.

Sipas tij, flamuri evropian ka të bëjë me harmonizimin me legjislativën evropiane, kurse shpeshheherë përdoret për ligje që nuk është e destinuar.

“Shkaku që ngrita cështjen e përdorimit të flamurit evropian, është për shkak se shpeshherë përdoret për miratimin e disa ligjeve, dihet se flamuri evropian cdoherë përdoret për miratimin e ligjit që lidhet drejtpërdrejtë me praktikën dhe legjslativën evropiane. Kemi kontakte me qeverinë për këtë cështje por kemi edhe dialog të rregullt edhe me opozitën” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Shkup.

Qytetarëve u duhen Korridore e jo përplasje politike – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic percjell KlanM, duke komentuar flamurin evropian në ndryshimet ligjore që lidhen me Korridorin 8 dhe 10D.

Sipas tij, bëhet fjalë për korridore evropiane strategjike.

“Korridori 8 deri tani asnjëherë nuk ka qenë në hartën e korridoreve panevropiane dhe falë Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në Bruksel do të nënshkruhet memorandumi për vënien e Korridorit 8 në hartën e korridorieve evropiane, ashtu sic është Korridori 10D” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim, sic percjell KlanM, vlerëson se bllokada e të gjitha ligjeve dhe procedurave në Kuvend nga ana e koalicionit të partive opozitare VMRO DPMNE dhe Levica është në thelb anti-europiane, anti-NATO dhe antiamerikane.

”VMRO DPMNE dhe Levica në mënyrë aktive dhe të qëllimshme po bllokojnë mbi 500 milionë euro të dedikuara për projekte në interes të qytetarëve nga institucionet financiare evropiane. BDI nuk do të lejojë që VMRO-ja dhe Levica t’i kushtojnë shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtim më të shtrenjtë dhe mbi dy vite ndërtim të stërzgjatur” – thonë nga BDI.

Ligjet për Korridoret kaluan etapën e parë në Kuvend.

Gjatë votimit, sic njofton KlanM, pesë propozimet e Qeverisë, morën mbështetje nga shumica që të miratohen me procedurë të shkurtuar. Opozita, para votimit braktisi Kuvendin. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share