LAVROV NGA ANKARAJA: JEMI TE GATSHEM PER TE ZBATUAR PLANIN, KIEVI TE CMINOJE PORTET
Krijimi i korridoreve për transportin e drithërave nga Ukraina ishte në qendër të bisedimeve mes kryediplomatëve të Rusisë dhe Turqisë në Ankara. Ministri i jashtëm Lavrov u shpreh io gatshëm për të zbatuar planin ndërsa kërkoi nga Kievi që të cminojë portet. Nga ana tjetër, Cavusoglu vuri theksin te vijimi i dialogut mes dy vendeve.
Rusia është e gathsme për të zbatuar planin për korridoret e transportit të drithërave nga Ukraina. Kështu u shpreh ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov nga Ankaraja pas takimit me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.
Kriza nuk lidhet vetëm me situatën në Ukrainë. Është dicka më shumë, një situatë që po përdoret nga vendet e Perëndimit. Ne jemi të gatshëm për të hapur korridoret për transportin e Drithërave. Përgjegjësia më e madhe për këtë i takon Ukrainës. Autoritetet aty duhet të marrin masa për të cminuar portet në mënyrë që lëvizja e anijeve të bëhet e sigurtë. Duam garanci që këto anije nuk do të mbushen më pas me armë apo mjete të tjera ushtarake.
Ky plan mund të realizohet dhe te zbatohet nga të dyja vendet. Ne jemi të gatshëm që të përgatisim terreni për dialog në Stamboll në lidhje me këtë cështje. Bota ka nevojë për drithërat nga Ukraina dhe Rusia ndaj ne të gjithë bashkë duhet të punojmë për këtë.
Të dy diplomatët u shprehën të gatshëm për të vijuar dialogun mes Moskës dhe Kievit.
Bisedimet e zhvilluara në Antalja dhe Stamboll mendoj se kanë qenë të vlefshme. Për një periudhë, ulja në dialog kaloi prioritet i dytë por tashmë situata është më pozitive për të rinisur bisedimet. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dyja vendet. Ne jemi të gatshëm për një raund tjetër bisedimesh edhe mes presidentëve Putin e Zelenski në Stamboll. Ata duhet të bien dakord dhe të përcaktojmë datën.
Lavrov ishte në një vizitë dyditore në Turqi.