Flakët djegin një prej plazheve të ishullit, lëshohen urdhra evakuimi
Greqia lëshoi urdhra evakuimi për ishullin e Korfuzit të dielën ndërsa zjarret filluan të përhapen në të gjithë destinacionin popullor turistik. Evakuimet nga deti filluan në të gjithë ishullin, tha qeveria lokale të dielën në mbrëmje. Pamjet e shpërndara në mediat sociale të dielën në mbrëmje treguan zjarre përgjatë një prej plazheve të ishullit.
Zjarret kanë detyruar turistë dhe banorë të largohen nga ishulli. Temperaturat gjatë javës së kaluar kanë tejkaluar 40 gradë C në shumë pjesë të Greqisë. Përveç Rodosit dhe Korfuzit, shërbimet e urgjencës po merren me zjarret në ishullin Evia, në lindje dhe Aigio, në jugperëndim të Athinës.
Klan News
#corfu within the last hour just above Ypsos pic.twitter.com/4fJ6IKrETP
— pete (@petemedical) July 23, 2023