Koreja e Veriut ka kryer një sulm bërthamor të simuluar të “tokës së djegur” ndaj objektivave në të gjithë Korenë e Jugut.
Stërvitja është në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta që janë mbajtur nga Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja këtë javë – të cilat Pheniani i denoncon vazhdimisht si një provë për luftë, transmeton klankosova.tv
Media shtetërore tregoi se si Veriu parashikon një luftë të mundshme në detaje të pazakonta.
Stërvitja u përsërit duke zmbrapsur një pushtim të papritur, duke goditur fqinjin e tij me armë bërthamore, më pas duke u futur për të pushtuar territorin.
Disa orë pasi SHBA vendosi bombarduesit B-1B për stërvitjet ajrore aleate të mërkurën, Koreja e Veriut gjuajti gjithashtu dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në det.
Shteti sekret i Kim Jong Un është dënuar nga kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili u tha gazetarëve:
“Këto sjellje përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin jo vetëm të vendit tonë, por të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe nuk mund të tolerohen”.
Qeveria japoneze ka theksuar se do të përgjojë raketat e Koresë së Veriut nëse ato fluturojnë mbi territorin e saj.
Kim ka kërkuar që ushtria e tij të bëhet gjithnjë e më e gatshme – duke i përshkruar liderët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë si “bosët e bandave” që rrisin rrezikun e luftës bërthamore në rajon, raporton Sky, transmeton klankosova.tv