Koreja e Jugut ka akuzuar rivalin e saj, Korenë e Veriut, për rifillimin e hedhjes së balonave të mbushura me plehra drejt saj, duke rritur tensionet në Gadishullin Korean. Sipas raportimeve të Yonhap News, balonat po shkonin drejt pjesës veriore të provincës Gyeonggi, e cila rrethon Seulin.
Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) kanë këshilluar publikun që të shmangë prekjen e balonave të rëna dhe t’i raportojë ato në ushtri ose polici.
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 2,000 balona me plehra që nga fundi i majit, në përgjigje të fletëpalosjeve kundër Penianit të dërguara nga dezertorët dhe aktivistët koreano-veriorë në Korenë e Jugut.
Kjo lëvizje erdhi disa ditë pasi motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, paralajmëroi se Seuli do të përballej me pasoja “të tmerrshme dhe të shtrenjta” nëse do të lejonte dezertorët të vazhdonin të dërgonin fletëpalosje kundër Phenianit.