Këto balona kanë ngritur alarmin në Korenë e Jugut. Ato vijnë nga Korea e Veriut dhe kanë brenda tyre objekte të ndryshme përfshirë mbeturina.

Autoritet koreane kanë paralamëruar banorët që jetojnë pranë kufirit me Korenë e Veriut që të jenë në gatishmëri për shkak të këtyre balonave dhe t’i shmangin ato.

Deri të mërkurën, më shumë se 150 balona janë  zbuluar, disa prej të cilave u rrëzuan në tokë, ndërsa të tjerët ishin ende në ajër.

Në të kaluarën balona të ngjahsme janë dërguar rregullisht nga aktivistët e Koresë së Jugut me mesazhe kritike ndaj Phenianit, duke nxitur tensionin mes dy vendeve fqinje.

Qeveritë e mëparshme të Koresë së Jugut kanë kërkuar të ndalojnë aktivistët të kryejnë fushata të tilla, duke argumentuar se ato nuk ndihmojnë në arritjen e paqes mes dy vendeve dhe rrezikojnë seriozisht sigurinë e banorëve pranë kufirit.