Koreja e Veriut hedh në erë rrugët pranë kufirit me Jugun, këto janë momentet e shpërthimit (VIDEO)

Koreja e Veriut hodhi në erë pjesë të dy rrugëve kryesore të lidhura me pjesën jugore të gadishullit të martën, thanë autoritetet koreano-jugore, pasi Pheniani paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa për të shkëputur plotësisht territorin e saj nga Jugu.

Pjesë të linjës Gyeongui në bregun perëndimor dhe linjës Donghae në bregun lindor, dy lidhje kryesore rrugore dhe hekurudhore që lidhin Veriun dhe Jugun, u shkatërruan nga eksplozivët rreth orës 12:00. Sipas kohës lokale koreane, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Seulit (JCS).

Në terma praktikë, shkatërrimi i rrugëve të udhëtimit ka pak ndryshim – dy Koretë mbeten të ndara nga një nga kufijtë më të fortifikuar në botë dhe rrugët nuk ishin në përdorim për vite me rradhë. Por simbolika e saj vjen në një kohë të retorikës veçanërisht të zjarrtë midis dy liderëve koreanë.

Videoja e shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tregoi disa shpërthime në rrugë në anën veriore të vijës së demarkacionit ushtarak që ndan dy Koretë, raporton Cnn, transmeton Klankosova.tv.

JCS tha se Veriu po kryente “punime shtesë me makineri të rënda” në vendngjarje, por nuk specifikoi më tej.

Në përgjigje të shpërthimeve, ushtria e Koresë së Jugut gjuajti artileri brenda zonës në jug të vijës së demarkacionit ushtarak dhe po monitoron nga afër lëvizjet e ushtrisë së Koresë së Veriut, duke mbajtur “qëndrim të plotë gatishmërie në bashkëpunim me SHBA”, tha JCS.

Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni videon e momentit të shpërthimeve atje.

https://www.bbc.com/news/videos/c70wgxr4zndo

Lexo gjithashtu
Total
0
Share