Kordallov: Lajmet e rreme korruptojnë demokracinë, të respektohet ligji

FUSHATAT PARAZGJEDHORE

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata parazgjedhore, partitë politike vazhdimisht bëjnë fushatë përmes aktiviteteve të ndryshme. Sipas ekspertëve, në këtë periudhë rrezik potencial janë lajmet e rreme. Bojan Kordallov për Klan Maqedoni deklaron se fushata me lajmet e rreme dhe në mediat online dhe në rrjetet sociale, mund të zgjidhet me rregullativat e njëjta të BE-së dhe SHBA-së.

“Është mirë që fushata ka filluar, megjithatë patjetër të jetë në pajtueshmëri me ligjin dhe duhet të jetë inovative dhe kreative, për prezantimin e kandidatëve. Rregullativa është përmirësuar shumë, kështu që, nëse Ju më herët keni mundur të lëshoni çfarëdo reklame për ta ndjekur miliona njerëz, tani patjetër të kaloni më shumë filtra që ajo reklamë të miratohet dhe të shohë nëse plotësohen standardet, duke u ditur se edhe kush është porositësi, respe3ktivisht të shihet që nëse bëhet ndonjë dezinformatë të caktuar, të shihet kush qëndron pas saj dhe të dënohet” – tha Bojan Kordallov.

Kordallov ka shtuar se lajmet e rreme janë të dëmshme edhe për shtetin por edhe për secilin qytetar.

“Lajmet e rrejmë e korruptojnë demokracinë, korruptojnë proceset zgjedhore, korruptojnë besimin në institucionet, e korruptojnë marrëdhëniet në një shoqëri demokratike dhe definitivisht në atë mënyrë bëjnë dëm, jo vetëm shtetit por edhe secilit nga neve” – tha Kordallov.

Qytetarët, thonë se deri më tani nuk e kanë ndjekur fushatën, dhe nuk besojnë se deklaratat e politikanëve.

“Nuk u besoj. Në TV diçka tjetër flasin, e tjetër mendojnë… Ata më shumë flasin se do të ketë tensione, por nuk ka lidhje”.

“Mirë është por u bënë shumë kandidatë. Do të jetë pak interesante këtu”.

Sipas afateve të caktuara nga KSHZ, fushata zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale fillon më 4 prill në mesnatë dhe zgjat deri më 22 prill. Ndërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 8 maj fillon më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share