Kopjoi Doja Cat, modelja në dhimbje dhe ankth pasi mbuloi trupin me 30 mijë kristale Swarovski

Pamja e Doja Cat në Javën e Modës në Paris padyshim mori vëmendjen e të gjithëve. Në tentativë për ta imituar, modelja e njohur amerikane Haley Kalil mori përsipër sfidën e madhe për të vendosur plot 30 mijë kristale të Swarovskit në fytyrën dhe trupin e saj.

Ajo e përshkruan si një nga gjërat më të lodhshme dhe që i krijoi panik. Modeles iu desh të ulej në një karrige për 9 orë për të vënë gurët e çmuar në lëkurën e saj. Edhe heqja e gurëve ishte po ashtu shumë e vështirë.

Në një video Tik-Toku që ka marrë 9.6 milionë views, Haley e veshur me të kuqe nga koka te këmbët thotë: Po, kam bërë diçka! Por nuk di si ta zhbëj këtë, si ta heq nga trupi. Jam mbuluar me gurë, ja pse nuk duhet të ndërmarrim veprime të tilla.

Ky proces i dha modeles dhimbje dhe ankth, asaj iu desh të provonte gjithçka për të hequr gurët që nga gërvishtjet e deri te përdorimi i lëngjeve.

Ishte Doja ajo që fillimisht tronditi me pamjen e saj, duke vjedhur vëmendjen në shfaqjen Haute Couture SS23 të mbajtur në Petit Palais gjatë Javës së Modës në Paris./tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share