Koopshti Zoologjik Shkup kërkon tri emra për luaneshat e reja

Pas më shumë se 20 vitesh, në mars të këtij viti në Kopshtin Zoologjik të Shkupit lindën tre këlyshë luanë. Luanët po bëjnë përparim të madh nën syrin vigjilent të punonjësve të Kopshtit Zoologjik të cilët me profesionalizëm dhe vëmendje kujdesen që nëna dhe të vegjlit të jenë të sigurt dhe të kenë të gjitha kushtet e nevojshme.

Nga Koopshti Zoologjik Shkup bëjnë me dije se luanët kanë marrë të gjitha vaksinat, si masë parandaluese në mbrojtjen veterinare të shëndetit të kafshëve.

E nga sot ata do të lirohen në rezidencën e jashtme dhe vizitorët do të kenë mundësinë t’i shohin për herë të parë nga afër. Vizitorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit nga sot do të mund të japin sugjerime për zgjedhjen e emrave të tre luanëve femra. Qytetarët do të mund t’i vendosin propozimet në kuti plastike që vendosen në hyrje të Kopshtit Zoologjik. Propozimet mund të shkruhen në  njoftimin në faqen e qytetit të Shkupit në Facebook. Sondazhi për emërtimin do të zgjasë një javë, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të bëhen publike emrat e përzgjedhur. /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share