Nëpunës policorë nga SPB Shkup, nga Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz,nga Departamenti i Policisë Kriminalistike dhe nga Departamenti për Operacione Speciale Policore, në koordinim me ekipe të Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, pas planit paraprakisht të përgatitur gjatë mbrëmjes së kaluar (04/05.06.) kanë kryer kontrollime në punën e më shumë objekteve gastronomike në Shkup. Gjatë këtij kontrolli janë legjitimuar 36 persona, gjatë së cilës një person është arrestuar për shkak të vërtetimit të identitetit, poashtu janë kontrolluar dhjetëra automjete gjatë së cilës një automjet është sekuestruar për procedurë të mëtejme. Nga ana e DAP-it dhe ISHT-së janë shqiptuar gjoba në lidhje me mosdhënien e faturave fiskale dhe dhe dënime mandatore në lidhje me mosrespektimin e Ligjit kundër konsumimit të duhanit.
Në të njëjtën kohë një aktivitet i këtillë është realizuar edhe në rajonin e SPB Strumicë, përkatësisht në diskotekë në Strumicë ku janë detektuar më shumë parregullësi gjatë punës. Kështu, përveç të tjerave, është konstatuar ekzistimi i qarkullimit në të holla të gatshme i paevidentuar në shumë prej 125.000 denarë, pastaj persona në punë të cilët nuk kanë qenë të lajmëruar në pajtim me LMP-së, poashtu shkelje në lidhje e Ligjin për veprimtari hotelerike, kurse pas dokumentimit të plotë të rastti kundër subjektit juridik dhe personave përgjegjës në subjektin juridik do të shqiptohen sanksione përkatëse. Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime të identitetit për 12 personave, kurse në objekt të pranishëm kanë qenë edhe 10 persona të mitur, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.