Shqiptohen 167 kundërvajtje trafiku në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Siç thonë nga kjo ministri, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 167 kundërvajtje
“Prej tyre dymbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi. Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kontrollimet e përforcuara në trafik, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ata apelojnë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./KlanMacedonia