Romelu Lukaku do të rikthehet sërish në kampionatin italian Serie A, por jo te Roma ose Interi.
Sulmuesi belg pas huazimit një vjeçar te Roma, është rikthyer te Chelsea dhe tani po pret për tu larguar sërish nga Stamford Bridges.
Gazeta italiane Il Mattino ka raportuar se Lukaku tanimë ka marrëveshje personale me Napolin për një kontratë tre vjeçare.
Trajneri i ri i Napolit, Antonio Conte e dëshiron personalisht sulmuesin belg në Stadio Armando Maradona, derisa marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim.
Skuadra italiane po pret që Victor Osimhen të finalizojë largimin e tij pasi ka kërkuar një transferim në fillim të këtij viti.
31-vjeçari e kaloi sezonin 2023/24 me Romën, duke shënuar 13 gola në 32 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/