Pançe Toshkovski është propozim i VMRO-DPMNE-së për Ministër të Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, që pritet të drejtohet nga Talat Xhaferi, përcjell KlanM.
Menjëherë pas publikimit të emrave, në rrjete sociale qarkulluan informacione se propozimi për në MPB, Toshkovski ka pasur lidhje biznesore me ELEM kur në krye të këtij institucioni ka qenë Hristijan Mickoski.
“Si drejtor i ELEM-it, Mickoski nënshkroi 2 kontrata për shërbime juridike me avokatin Pançe Toshkovski. Marrëveshja e parë më 27.10.2016. me numër 11-6388/8 në vlerë prej 1.600.000 denarë, dhe e dyta më 14.03.2017 me numër 11-182/7 për pesëfishin e shumës, gjegjësisht 8.850.000 denarë. Mickoski për të njëjtin shërbim i ka paguar shuma të ndryshme Toshkovskit, gjë që e ka dëmtuar drejtpërdrejt SHA ELEM”, thuhet në shkrimin e publikuar nga faqja Chesen Socijaldemokrat./KlanMacedonia