E ardhmja e Lionel Messit me PSG është sërish në diskutim, pasi argjentinasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin.
Kohëzgjatja e marrëveshjes së tij me PSG-në është e vlefshme deri në fund të sezonit 2022-2023 ose, më saktë, 30 Qershor të këtij viti. Messi ka mundësinë për të aktivizuar një opsion zgjatjeje edhe për një vit më shumë.
Megjithatë, ai nuk duket i interesuar për këtë klauzolë të kontratës. Mungesa e një marrëveshjeje zyrtare mes tij dhe klubit për të vazhduar bashkëpunimin, ka nisur të ushqejë shpresat dhe ambiciet e klubeve të tjera për ta afruar atë.
Një nga ekipet që thuhet se dëshiron të nënshkruajë me Messin është Al Ittihad, klubi më i vjetër sportiv në Arabinë Saudite. Thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare prej 88 milionë Eurosh në vit.
Do të jetë sigurisht interesante të shihen zhvillimet në javët e ardhëshme.
Tv Klan