Kontrabanda me ar në Aeroportin e Shkupit, i përfshirë një i punësuar në Doganë dhe motra e tij

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona, për shkak se të njëjtit dyshohen për kontrabandën e stolive të arit në Aeroportin e Shkupit.

“Më 20 mars, në pikën kufitare të Aeroportit të Shkupit, në hyrje të vendit, i dyshuari 32-vjeçar me dy shtetësi , turke dhe serbe, përmes linjës doganore ka bartur mall të padeklaruar. Bëhet fjalë për mbi 43 kilogramë stoli të ndryshme, me një vlerë totale prej 2.200.000 eurove. Në këtë qëllim e ka ndihmuar i dyshuari i dytë duke i hequr pengesat për kryerjen e veprës penale. Shtetasi i huaj ka mbërritur nga fluturimi nga Stambolli për në Shkup dhe në vendin e marrjes së bagazheve është pritur nga ndihmësi i tij, punonjës i Drejtorisë doganore në Maqedoninë e Veriut, i cili në atë moment nuk ishte në turn, ndërsa motra e tij udhëtonte me të njëjtin aeroplan. Doganieri ia ka marrë bagazhin motrës dhe të dyshuarit dhe i ka futur në karrocën e bagazheve, pas së cilës të tre janë drejtuar në “korridorin e gjelbër” për të dalë nga Aeroporti pa deklaruar mallrat doganore. “Korridori i gjelbër” është mbyllur me shirit sigurie, ndërsa doganieri i dyshuar e ka hequr shiritin dhe ka vazhduar në drejtim të daljes. Për këtë ka reaguar doganieri që ka kontrolluar fluturimin, por i dyshuari është prezantuar si koleg doganier dhe ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes së bashku me motrën e tij dhe shtetasin e huaj të dyshuar. Më pas, doganierët kanë ndërhyrë, të cilët kanë kontrolluar personat dhe në çantën e shpinës së pasagjerit nga Stambolli kanë gjetur 15 kilogramë bizhuteri ari, ndërsa pjesa tjetër e bizhuterive me vlerë janë gjetur në valixhen e të dyshuarit, që ishte ngarkuar në karrocën e bagazhit”, thonë nga Prokuroria.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share