KONTESTI SHKUP – SOFJE
Presidenti bullgar Rumen Radev, në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, ka takuar Kryeministrin Hristijan Mickoski. Takimin e ka konfirmuar edhe Mickoski.
Por, për dallim nga Mickoski I cili nuk ka dhënë detaje të bisedës me Radevin, mediat e Bullgarisë, nga perspektiva e presidentit Radev, transmetojnë pjesë të bisedës.
“Gjatë takimit me Mickoski, Presidenti Radev ka shfaqur shpresën se Maqedonia e Veriut do ta përshpejtojë zbatimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë dhe marrëveshjet që RMV-ja I ka me BE-në, me cka do të hapet perspektiva për nisjen e negociatave për anëtarësim fuqiplotë në BE” – thuhet në njoftimin e agjencisë bullgare të lajmeve BTA.
Por, në deklaratën pas takimit me shumë zyrtarë në këtë Samit, Kryeministri Mickoski nuk ka dhënë më shumë detaje. Përmes një video-mesazhi ka theksuar se marrëdhëniet e Bullgarinë janë prioriteti kryesor.
“Prioriteti kryesor I Maqedonisë dhe Qeverisë së re paraqesin marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe gjetjen e një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për probleimin që kemi me fqiun lindor”, tha Mickoski.
Nga deklaratat e Mickoskit dhe Radevit nuk mund të konkludohet se në cfarë atmosphere është zhvilluar takimi, vecanërisht nëse dihet qëndrimi I Kryeministrit Mickoski dhe deklarata e tij se Bullgarët nuk mund të futen në Kushtetutën e RMV-së, ashtu sic është obliguar vendi, nëse Bullgaria nuk I zbaton aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe t`u jep të drejta kolektive Maqedonasve në Bullgari.
Sipas Sofjes zyrtare, Kushtetuta bullgare nuk ndanë të drejta kolektive por vetëm individuale./tvklan.mk/