Konstituohet Oda e Ekspertëve

Oda e Ekspertëve ka mbajtur sot seancën konstituive, përcjell KlanM. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ministri Lloga ka themeluar së fundmi 18 departamente profesionale që do të duhet të përmirësojnë cilësinë e ekspertizës, mbrojtjen dhe avancimin e ekspertizës, monitorimin e qëndrimit të ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.

“Në bazë të Ligjit për ekspertizë, janë themeluar departamente profesionale për ekspertizë në fushën e arkitekturës, kriminalistikës dhe kriminologjisë, gjeodezisë, ndërtimtarisë, elektroteknikës, bujqësisë, teknologjisë informatike, punës materiale, kontabiliteti dhe financiare, inxhinierisë mekanike, psikiatrisë, pylltarisë, kirurgjisë së përgjithshme, ortopedisë dhe traumatologjisë, trafikut, mjekësisë ligjore, pronësisë intelektuale, sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe Njësi profesionale nga fusha të tjera”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share