Konkluzat e BE-së “vulosin” Asociacionin si kusht në rrugën integruese

 

Kosova dhe Serbia do t’i vështirësojnë rrugët e tyre integruese nëse nuk tregojnë vullnet për përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit për normalizim të raporteve. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nënvizuar kushtet që duhet t’i përmbushin palët.

“Hapat e diskutuar të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e Ohrit: Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, tha Lajçak.

Një ditë më parë, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian në takimin e ministrave të vendeve anëtare përmes konkluzioneve të miratuara u ka bërë thirrje Kosovës edhe Serbisë që pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes tyre, duke ua rikujtuar se ky njëherësh është kusht për përparim në procesin e integrimit në BE.

“Këshilli përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi për implementim, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe implementohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur pa parakushte, sikur edhe të gjitha obligimet e tjera ekzistuese nga dialogu. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draftit të Statutit, të cilin palëve ua kishte prezantuar lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”.

Deputeti i Vetëvendosjes, Vendenis Lahu, i është kundërpërgjigjur  BE-së e cila po kërkon hapa urgjent për themelimin e Asociacionit. Thotë se Qeveria është e gatshme të zbatojë obligimet që dalin nga marrëveshja, por parparakisht Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen.

‘’Unë mendoj se Qeveria ka qenë konstruktive dhe e gatshme që të ec përpara drjetë integrimeve evropiane. Këtë e ka vërtetuar edhe me aneksin e Ohrit. Serbia nuk ka treguar gatishmëri të tillë duke refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes”, tha Lahu për rtv21

Nënkryetarja e PDK-së, ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, vë në pah kushtin e padiksutueshëm që BE-ja ia ka vënë përfundimisht Kosovës për themelimiin e Asociacionit.

‘’Është më tepër se e qartë dhe e konfitrmuar edhe nga qëndrimet e Brukselit se Kosova obligohet apo detyrohet që të implementoj të gjitha marrëveshjet e Brukselit të arritura deri tani. Ashtu edhe sic e pam edhe cështje e Asociacionit duhet të provedohet tutje drejtë implementimit”, tha Ahmetaj.

Bashkimi Evropian në konkluzat e miratuara po ashtu i ka kërkuar Serbisë se për të avancuar drejt BE-së duhet të bëjë më shumë përparim, sidomos në sundimin e ligjit, por edhe në normalizimin e raporteve me Kosovën. Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share