Konjufca: S’pranojmë bosnjëzim të Kosovës – qasja e BE-së e pa balancuar

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria dhe partia në pushtet nuk do të lodhen kurrë që të argumentojnë me bashkësinë ndërkombëtare që Asociacioni pa njohje nga Serbia do të çonte në bosnjëzimin e Kosovës.

Sipas Konjufcës, në kuadër të transformimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kosova e themelon Asociacionin në momentin kur marrëdhëniet bëhen miqësore.

“Nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me bashkësinë ndërkombëtare se kjo është një pozicionim që Kosova nuk heq dorë sepse po të hiqte dorë mund të çojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Përndryshe Kosova nuk ka obligim që të ia jep Asociacionin Serbisë dhe ne të mbetemi të panjohur nga ana e Serbisë e të luftohemi, kjo do të ishte katastrofike dhe me pasoja të mëdha”

“Asociacioni është pranuar prej qeverive të kaluara nuk mund ta kthejmë në pikën zero. Ne e kuptojmë që Kosova nuk ka kapacitete me kthy në zero atë proces. Por, në mënyrë që me realizua ne obligimin tonë, a mund të na garantoni që Serbia nuk do ta përdor këtë mekanizëm për me minu shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, tha Konjufca, shkruan Paparaci, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i kuvendit tha se bashkësia ndërkombëtare nuk po jep asnjë garanci se Serbia nuk do ta minojë shtetësinë e Kosovës, nëse Kosova e themelon Asociacionin, teksa shtoi se qasja e BE-së ndaj Kosovës është e jo e balancuar.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet me dhanë garanca të fuqishme jo vetëm fjalë goje. Qasja e BE-së është e pa balancuar sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që po na i kërkon neve Serbia. Siç është dorëheqja pa kurrfarë procedure të kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik dhe i ligjshmërisë të institucioneve tona. Të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht BE-ja po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin ton”,  Glauk tha Konjufca.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share