Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka alarmuar se Serbia mund të përsëris skenarin e Banjskës edhe në përmasa më të mëdha në veri të vendit.
Pas takimit që zhvilloi me presidentin e këshillit kombëtar të Zvicrrës ai përmendi rrezikun që i kanoset Kosovës për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë.
Konjufca akuzoi Serbinë se po i shkel parimet e marrëveshjes Kosovë Serbi.
E presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa që parandalojnë tensionet dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve
“Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje në lidhje me pakicat serbe në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa që të parandalojnë tensionet. Zvicra mbështet dialogun, Kosova ka Zvicrën një aleate të besueshme për zhvillim dhe integrimin evropian”, u shpreh Eric Nussbaumer – President i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.
Edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.