Konjufca: Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë për t’i mbrojtur interesat e kombit tonë

Ka filluar në Parlamentin e Shqipërisë mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve, të Shqipërisë dhe Kosovës që zhvillohet në prag të festës së 28 Nëntorit. Në fjalën e tij, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se popullin shqiptar e ka mbajtur të pamposhtur dashuria për gjuhën.

Pjesë nga fjalimi –  Glauk Konjufca

28 Nëntori, dita më e rëndësishme e kombit tonë. Le t’i përshëndesim të gjithë shqiptarët, në Preshevë, në Greqi e në Italia, bashkëatdhetarët tanë kudo që ato jetojnë. Jemi këtu dhe ne jemi me ju dhe juve ju kemi në zemër. 28 Nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive, mundin dhe përpjekjen e gjatë për liri dhe dashurinë për kombin tonë. 28 Nëntori është po aq i Shqipërisë sa dhe i Kosovës meqë është i të gjithë shqiptarëve.

Popullin tonë e mbajti të pamposhtuar dashuria për gjuhën tonë shqipe. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Sot Shqiëria është anëtare e NATO-s dhe aspirate në BE, kurse Kosova e aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE.

Përvoja na ka mësuar se po aq sa kemi nevojë të festojmë, po aq duhet të reflektojmë për sfidat që i kemi përpara. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë, nuk e fsheh qëllimin për destabilizim të Kosovës. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë pa zgjedhur mjete, deri tek financimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë për t’i mbrojtur interesat e kombit tonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share