HOVENIER: ZHVILLIMET E FUNDIT RRETH DINARIT KANË NDIKUAR NË CILËSINË E PARTNERITETIT SHBA-KOSOVË
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë. Megjithatë, për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca raportet mes dy vendeve nuk janë shqetësuese.
Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i konsideron shqetësuese kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas tij vërejtjet e SHBA-së nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë, andaj ka thënë se nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë çështje.
Ka thënë se kritikat e amerikanëve vijnë pas fikës se mund të eskaloj situata në veri. Ai ka shfaqur besimin se mund të gjendet zgjidhje.
Gjatë ditës takim me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.