KONJUFCA: KOSOVA ËSHTË E SIGURT
Kryetari i Kuvendit të kosovës Glauk Konjufca vlerson se Kosova është e sigurt, sipas tij institucionet e sigurisë janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia.
Të sigurtë e quan Kosovën kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe sipas tij institucionet e sigurisë janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia.
Megjithatë deklarata e tij, ditë më parë për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rreziku që ata mund të destabilizojnë Kosovën sipas itj nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit.
Ai ka thënë se qëllimi I deklaratave të tij ishte njoftimi I bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.
Por thotë se ekzistojnë grupe kriminale që synim kanë destabilizimin e Kosovës dhe të strehuara në Serbi.
“Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për me destabilizuar Kosovën, ato ne nuk mundemi me rrejt e as me mashtru kërkon. Ato ekzistojnë janë të strehuara në Serbi. Sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizuar Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër ta ndëshkojë Serbinë për tendencat për destabilizim të Kosovës”, tha Konjufca.
Ditë më parë kryeministri Kurti në një interviste për CNN, tha se Kosova i kërkon Perëndimit që t’i bëjë presion Serbisë që të largojë ato bazat ushtarake rreth kufirit me Kosovën pas shqetësimit për përhapje të konflikteve të tjera në Evropë./tvklan.mk/