SOBOTKA: MOSPAJTIMET TË ZGJIDHEN ME DIALOG
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca I është kundërpërgjigjur ndërmjetësit të dialogut Miroslav Lajcak I cili ka thënë se drafti për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bazë për diskutime të mëtetjme.
Konjufca ka thënë se nuk mund të dialogojnë asgjë që nuk është conform kushtetutës së Kosovës.
Ai e cilëson të papranueshme sjelljen e Serbisë karshi Kosovës pasi do që ta krijojë një “republikë serbe” brenda Kosovës.
Këtë shqetësim ai ia shprehur edhe kryetarit të parlamentit austriak I cili po qëndron në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Austrisë, Volfgang Sobotka, deklaroi se situata e tanishme politike në Kosovë është sfiduese, derisa iu bëri thirrje palëve që t’i zgjidhin mospajtimet me dialog.
”Situata e tanishme në Kosovë dhe marrëdhëniet me Serbinë janë një prej sfidave që duhet të zgjidhen gjatë rrugës së dialogut. Edhe marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishëm dhe shpresojmë që të dy shtetet të bëjnë një interpretim të njëjtë të kësaj marrëveshjeje dhe këto do të japin mundësinë të planifikojnë edhe për të ardhmen” – tha Volfgang Sobotka, kryetar i parlamentit të Austrisë.
Kryeparlamentari austriak ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha