Konjufca: E drejtë e Kosovës të shtrijë sundimin e ligjit

“SHBA i frikësohet kundërpërgjigjes së Serbisë”

Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i konsideron shqetësuese kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Sipas tij vërejtjet e SHBA-së nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë, andaj ka thënë se nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë çështje.

Ka thënë se kritikat e amerikanëve vijnë pas fikës se mund të përshkallëzohet situata në veri. Ai ka shfaqur besimin se mund të gjendet zgjidhje.

Gjatë ditës takim me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share