Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres shprehu sot kritika ndaj administratës së Presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.
Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga Nju Jorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, thotë se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21”.
Në këtë kuadër shton ai, “përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik?”