Kongresi i LSDM-së/ Raporti për disfatën zgjedhore anuloi kongresin!

KONGRESI I LSDM-së

Dimitar Kovaçevski në Kongresin e sotëm e arsyetoi vendimin për tërheqje nga pozita e liderit të LSDM-së, kurse Sekretari I Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, prezantoi raportin për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

U hap edhe diskutimi, por sic u njoftua nga partia, Kongresi është anuluar me kërkesë të organizatave komunale.

“Për shkak të materialit voluminoz të Raportit që përfshin pjesën politike, operative dhe analitike, organizatat komunale të LSDM-së kanë kërkuar kohë që ta analizojnë, të prononcohen dhe të japin kontributin e tyre, në nivel të shtabeve zgjedhore komunale dhe në nivel të organizatave komunale në versionin përfundimtar të Raportit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024”, thanë nga LSDM-ja.

Data e vazhdimit të Kongresit llogaridhënës të LSDM-së do të varet nga prononcimi I organizatave komunale./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share