Ende nuk dihet nëse tenisti serb Novak Gjokoviq do të luajë në grand slam e US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. Kjo, për shkak të rregullave anti-Covid që janë vendosur nga qeveria amerikane, që detyron të gjithë ata që udhëtojnë drejt Amerikës të jenë të vaksinuar.
Gjokoviq është i pavaksinuar dhe kjo e pengon të udhëtojë e luajë në US Open. Tifozët e tij kanë bërë një peticion për ta lejuar të luajë në këtë turne, por kjo s’ka mjaftuar. Kështu që, për të lejuar fituesin e 21 grand slam të luajë po lëviz edhe konkresi amerikan.
Dy senatorët republikanë, Slaudia Tenney dhe Louie Gohmert i kanë dërguar presidentit amerikan Joe Biden një kërkesë zyrtare. Ata kërkojnë ë Gjokoviq të lejohet të mbërrijë në Amerikë dhe të luajë. Ata kanë publikuar letrën që tashmë ndodhet në zyrën e sekretarit të shtetit Antony Blinken.