Presidenti amerikan Joe Biden foli për konfliktin Izrael-Palestinë. Atij i bashkohet në Shtëpinë e Bardhë Zëvendës-Presidentja, Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, raporton BBC News.
Presidenti, Biden e quan Hamasin të etur për gjak, duke thënë se ngjarjet të kujtojnë mizoritë më të këqija të kryera nga ISIS, i njohur ndryshe si grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik, dhe i dënon ata për “mbi 1000 civilë të vrarë. Midis tyre të paktën 14 qytetarë amerikanë. “
“Hamasi nuk përkrah popullin palestinez”, thotë Biden. “Ata përdorën popullin palestinez si mburoja njerëzore”.
“Mjerisht për popullin hebre, kjo nuk është e re,”vazhdon ai. “Nxjerrë në sipërfaqe kujtime të dhimbshme” të antisemitizmit gjatë shekullit të kaluar.
Presidenti i SHBA ndan shembuj të disa prej historive të tmerrshme që vijnë nga rajoni: “Prindër të vrarë duke përdorur trupat e tyre për të mbrojtur fëmijët e tyre… Raportet e foshnjave që u vranë… Gratë e dhunuara.”
“Ne qëndrojmë me Izraelin, ne qëndrojmë me Izraelin,”thotë Biden.
Ai pohon se Izraeli do të ketë atë që i nevojitet për t’iu përgjigjur sulmit./tvklan.al