Konflikt interesi! LSDM: Të tërhiqet anëtarja e antikorrupsionit, Cveta Ristovska

LSDM-ja thotë se të bazuara janë dyshimet për konflikt interesi pas vendimit skandaloz lidhur me Drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski dhe diploma e tij kontestuese. Sipas socialdemokratëve alarmante paraqitet zbulimi se anëtarja e Antikorrupsionit që ishte ngarkuar për këtë rast, njëkohësisht është ligjëruese në Universitetin që ka dhënë diplomën kontestuese.

LSDM-ja pyet se nëse gjithçka ka qenë në rregull, përse pas publikimit të informacioneve në media për konflikt interese, Ristovska ishte fshirë nga përbërja e kuadrit universitar, kurse dje sërish të thehet në faqen e internetit të Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment – Shkup.

“Të dorëhiqet Cveta Ristovska nga KSHPK-ja, për shkak të knliktit të interesit që cënon kredibilitetin e Antikorrupsionit. Tërheqjen dhe rishqyrtimin e vendimit për rastin me diplomën e Drejtorit të ASK-së.

Zbardhjen e çështjes për parregullsi eventuale në analizën e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Institucionet duhet të punojnë në interes të qytetarëve dhe me integritetin më të lartë. Konfliktet e interesit, manipulimet dhe keqpërdorimet patjetër të sanksionohen. Për këtë shkak, kërkojmë masa urgjente dhe konkrete që do ta kthejnë besimin e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share