Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Aeroportin e Shkupit janë konfiskuar 4 orë dore të markës Rolex.
“4 orë dore të markës ROLEX, janë zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtimit të një shtetase të Maqedonisë, e cili kishte për qëllim të udhëtonte me fluturim për në Milano. Pas kontrollit të bagazhit, orët u gjetën brenda çantës së shpinës së pasagjeres. Orët e padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht dhe ndaj pasagjeres do të inicohet procedurë përkatëse”, thonë nga Drejtoria e Doganave.