Janë konfirmuar dhe identifikuar dy viktimat e ngjarjes tragjike në fshatin Shipkovicë të Tetovës pas shembjes së një muri, përcjell KlanM.
Siç informon Tv Koha personat që humbën jetën sot në ora 15:45 gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës janë A.A.(63) nga Sellca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë. Të dy viktimat nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë.
Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB – Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm kryetari i komunês së Tetovës Bilall Kasami bashkë me kryetarin e këshillit komunal Besar Durmishin, zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës.