Konfirmohet edhe viktima e tretë e nxjerrë nga lumi Lepenc

Është konfirmuar edhe viktima e tretë në veturën e nxjerrë nga lumi Lepenc, infomon Klan Macedonia.

Tre viktimat edhe pse jozyrtarisht, siç njofton ekipi i KlanM nga vendngjarja, janë anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova, të cilët u aksidentuan ditën e shtunë në rrugën Shkup – Bllacë.

Fat në fatkeqësi është shpëtimi i njërit nga të aksidentuarit, 20 vjeçari Shkëlqim Pacolli, i cili kishte arritur mrekullisht të hidhet nga vetura, të cilën po e merret uji i rrëmbyshëm i lumit Lepenc./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share