Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e raundit të katërt në grupin G të Ligës së Konferencës ku do të përballet me skuadrën turke Sivaspor. Ekip të cilën javën e kaluar e mundi në transfertë 4:3. Skuadra vendase e Ballkanit në “Fadil Vokrri” pritet të ketë përkrahjen e 12 mijë tifozëve që është motiv plus që djelmoshat e Ilir Dajës të japin angazhimin maksimal dhe të vazhdojnë të kryesojnë grupin, kur duhet se në dy ndershjhet e radhës është mysafire e , Sllavia Praga dhe CFR Cluj, andaj kjo ndeshje do të jetë me rëndësi jetike për të dy klubet.
Ndeshje starton nga ora 21:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj austriaku Manuel Schuettengruber. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi CFR Cluj përballet me Sllavia Praga.
/KlanMacedonia/