Konferencë Liga: Tikveshi të enjten debuton në garat evropiane kundër Breidablik nga Islanda

Fituesi i Kupës së Maqedonisë së Veriut për këtë vit ekipi i Tikveshit nga Kavadari   nesër  debuton  në  garat  evropiane  pikërisht në kompeticionin e tretë për nga rëndësia  UEFA Liga e Konferencës, kundër  ekipit  islandez Breidablik . Në  pritje  të kësaj  ndeshje  debutuese  në garat  evropiane  në një press konferencë  që u organizua  sot  në  hapësirat e arenës “Todor Proevski”   për takimin në fjalë folën  trajneri Gjorgji Mosjsov  dhe kapiteni Aleksandar Veralovski

Trajneri Gjorgji Mojsov  theksoi se shpresojnë dhe besojmë se do të shihemi disa herë në skenën evropiane këtë verë.

“Ne po përgatitemi për këtë ndeshje historike për Tikveshin duke besuar fort se mund të luajmë ndeshje cilësore. Jemi përgatitur mirë për kundërshtarin, është analizuar mirë dhe besoj se e respektojmë atë që është rënë dakord në stërvitje, pastaj sigurisht që do të vazhdojmë në ndeshjet e radhës”, deklaroi Gjorgji Mojsov

Trajneri Mojsov nuk e fshehu se ky është një moment historik për qytetin e Kavadarit dhe për të gjithë në klub.

“Ne si klub dhe si qytet krenohemi që pas nesh qëndron kryetari Mitko Jançev. Stabiliteti që na jep financieri na jep siguri që të mendojmë vetëm për futbollin dhe ta shpërblejmë veten me ndeshje cilësore në fushë. Besoj se Tikveshi mund të bëjë disa xhiro në skenën evropiane, klubin e shoh në Evropë pas Breidablikut dhe Dritës” – tha Mojsov.

Nga  ana tjetër  kapiteni  Aleksandar Varelovski, thotë se nesër është një ditë e madhe për ekipin e futbollit nga Kavadari  dhe  kjo është arsyeja pse të gjithë në ekip kanë një motiv të madh për të konkurruar vërtet me islandezët.

“Kjo është një ditë e madhe për Tikveshin dhe për të gjithë ne. Sigurisht që nuk ka nevojë për ndonjë motiv shtesë kur luajmë në Evropë, por mund të them se nuk ndjejmë asnjë presion. Duket sikur presioni ishte më i madh para finales së Kupës së Maqedonisë, kur e donim shumë trofeun. Tani jemi më të lehtësuar sepse jemi të vetëdijshëm se nuk kemi asgjë për të humbur, dhe mund të fitojmë shumë me garat evropiane” – tha Varelovski

Ndeshja  Tikveshi – Breidablik, zhvillohet të enjten me  fillim n% ora 20:30 në arenën “Todor Proevski” në Shkup. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share