Konferencë liga: Shkëndija një hap pranë kualifikimit në turin e tretë

NË RIGA VALMIERA – SHKËNDIJA 1-2

Në Riga të Letonisë sot u zhvillua ndeshja e pare e raundit të dytë kuaifikues në kuadër të Konferencë Ligës mes ekpit Valmiera dhe Shkëndijës së Tetovës e cila përfundoi 1-2.

Pjesa e pare përfundoi me barazim 1-1 edhepse kuqzinjt të parët kaluan në epërsi me golin Ljupço Dorievit në minutën e 9-të.ndërsa vendasit barazuan në minutën e 45-të me golin e Gueje.

Në pjesën e dytë trajneri Artim Shaqiri bëri disa ndryshime në formacion duke e inkuadruar Valmir Nafiun dhe Reshat Ramadanin, ndryshime që rezultuan me gol në minute 63-të me autor Sindrit Guri

Shkëndija në kë ndeshje luajti me këtë formacion; Zahov, Murati, Bejnullahi, Cake, Sadriu, Dita (Vlatko Stojanovski), F.Ramadani (R.Ramadani), Shala, Hasani, Doriev (Valmir Nafiu, Sindrit Giri. Trajner Artim Shaqiri

Ndeshja kthyese Shkëndija – Valmiera, do të zhvillohet më 26 korrik ne arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00. /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share